Shkencëtarët hasin ‘rastësisht’ në pamje të përplajses së dy planetëve gjigantë

Shkencëtarët hasin ‘rastësisht’ në pamje të përplajses së dy planetëve gjigantë

00:20, 12/10/2023
A+ Aa A-

Një astronom amator vuri re se një dritë e pazakontë u shfaq pranë një ylli që po vëzhgonte - pas dritës ai pa një re pluhuri

Astronomët kanë parë për herë të parë "ndriçimin" e dy planetëve të mëdhenj që përplasen me njëri-tjetrin. 

Shkencëtarët panë se si nxehtësia dhe pluhuri që mbetën pas përplasjes rrotulloheshin përpara yllit të tyre (që kishin nën vëzhgim), duke i lejuar ata të shihnin pasojat e shpërthimit.

“Incidenti” ndodhi kur dy planetë gjigantë akulli u përplasën me njëri-tjetrin, rreth një ylli si Dielli ynë. 

Rezultoi një dritë flakëruese dhe pluhuri, të cilat mund të shiheshin nga Toka. Këto efekte u vunë re fillimisht nga një astronom amator, i cili pa një dritë të pazakontë që vinte nga ylli. 

Ishte ndriçuar në infra të kuqe - duke u bërë më e lehtë në ato gjatësi vale - më pas drita optike filloi të venitej.

Shkencëtarët panë yllin në një përpjekje për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Ata monitoruan për ndryshime të mëtejshme yllin, të quajtur ASASSN-21qj, për të parë se si ndryshonte shkëlqimi i tij.

“Llogaritjet tona dhe modelet kompjuterike tregojnë se temperatura dhe madhësia e materialit shkëlqyes, si dhe sasia e kohës që shkëlqimi ka zgjatur, është në përputhje me përplasjen e dy ekzoplaneteve gjigante të akullt,” tha bashkëautori Simon Lock nga Universiteti i Bristolit. 

Astronomët shpresojnë të konfirmojnë teoritë e tyre duke parë se si ndodh kjo, pasi ai duhet të jetë i dukshëm si nga Toka ashtu edhe me teleskopin hapësinor James Webb të NASA-s - dhe ata mund të shohin se pluhuri fillon udhëtimin e tij dhe transformimin në diçka tjetër.

Do të jetë magjepsëse të vëzhgosh zhvillimet e mëtejshme. Në fund të fundit, masa e materialit rreth mbetjes mund të kondensohet për të formuar një varg hënash që do të orbitojnë rreth këtij planeti të ri, "tha Zoe Leinhardt, nga Universiteti i Bristolit, e cila ishte bashkëautore në studim. Hulumtimi përshkruhet në një punim, "Një përplasje planetare pas shkëlqim dhe kalim i resë së mbeturinave rezultante", botuar në Nature.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco