10 fakte të pabesueshme rreth shijes

10 fakte të pabesueshme rreth shijes

16:49, 11/10/2023
A+ Aa A-

Ushqimi është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë. Ai është një domosdoshmëri njerëzore, por nuk është vetëm kaq. Disa nuk kanë mjaftueshëm, disa e kanë me tepri. Disave nuk u intereson, e kanë apo s'e kanë ne e kemi kthyer ushqimin në art, në një shprehje të pasurisë apo krijimtarisë dhe e kemi bërë argëtim. Njerëzit eksperimentojnë vazhdimisht me shijen dhe përbërësit e rinj për të krijuar diçka akoma më të mirë.

Nëse anashkalojmë lajlelulet e ushqimeve, mbetet përvoja e të shijuarit të ushqimit. Përtej pamjes, aromës dhe ndjesisë, shpeshherë në planin e parë del shija. Atëherë, çfarë dimë për mënyrën se si i shijojmë gjërat?

 

10. Sulfoksidin e dimetilit shijohet vetëm me të prekur.

Image

Pjesa më e madhe e njerëzve nuk luajnë me tretësit mjekësorë, por në spital mund të ndeshni në sulfoksidin e dimetilit dhe mos u habitni nga shija. Ju mund të mendoni se nuk keni pse të shqetësoheni për shijen, sepse nuk keni plan ta shijoni sulfoksidin e dimetilit. Fatkeqësisht, kjo mund të mos ketë rëndësi.

Ky përbërës përdoret për të tretur medikamente për t'i bërë më të lehta për t'u administruar dhe kjo ndodh sepse ai ka një aftësi të jashtëzakonshme për të kaluar lehtësisht nëpër membrana. Me aq lehtësi sa ju mund ta merrni në dorë dhe ai do të kalojë përmes lëkurës tuaj dhe me shumë gjasa do të krijojë një shije të theksuar hudhre në gojën tuaj. Madje mund të përshkojë edhe dorashkat e gomës.

9. Bebet kanë tri herë më shumë puprri se të rriturit

Image

Bebet njerëzore mund të duken të pafuqishme në krahasim me speciet e tjera, por ata kanë një avantazh unik: kanë rreth tri herë më shumë puprri se të rriturit. Ky bollëk puprrish u lejon atyre të kenë një botë më të shijshme, megjithëse kjo ndryshon teksa rriten. Ndjeshmëria e shtuar e fëmijëve ndaj shijeve të hidhura, për shembull, mund të shpjegojë neverinë e tyre ndaj perimeve të caktuara, si brokoli, bizelet, e të tjera, të cilat mund t'i pëlqejnë në moshë të rritur. Preferencat e shijes së bebeve anojnë nga shijet e ëmbla dhe yndyrore, ku gjërat e kripura, të tharta dhe të hidhura janë më pak tërheqëse për puprritë e tyre.

8. Pasta e dhëmbëve bllokon receptorët e ëmbëlsisë, kjo është arsyeja pse ushqimi ka shije të keqe pas larjes së dhëmbëve.

Image

Të gjithë e kemi provuar pirjen e një gote me lëng frutash në mëngjes pasi kemi larë dhëmbët dhe kemi ndjerë shijen e tmerrshme. Por pse ka shije kaq të keqe? Përgjigja është te pasta e dhëmbëve, por vetëm te një pjesë e saj. Nuk është shija, është ajo që i bën gjuhës.

Pasta e dhëmbëve ka një lëndë shkumëzuese që bllokon përkohësisht receptorët e ëmbëlsisë në gojën tonë. Nëse pini diçka më pas, dhe lëngu i portokallit është shumë efikas për këtë, nuk do ta ndieni shijen e ëmbëlsinë, por do të keni edhe shijen e thartë dhe të hidhur. Lëngu i portokallit pa ëmbëlsi ka shije të tmerrshme, siç e dimë të gjithë.

7. Puprritë mund t'i mashtrosh me aroma

Image

Shija dhe aroma janë të lidhura ngushtë. Një aromë e këndshme mund ta bëjë ushqimin më tërheqës dhe të stimulojë gjëndrat tuaja të pështymës. Për më tepër, ju mund ta manipuloni shijen duke ndryshuar aromën, dhe kjo tregon marrëdhënien e tyre të ngushtë. Eksperimentet në shtëpi tregojnë se perceptimi ynë i shijes përfshin shijen, teksturën dhe aromën. Përafërsisht 70% deri në 75% e perceptimit tonë të shijes ndikohet nga aroma. Për shembull, shtimi i aromës së proshutës mund ta bëjë ushqimin të ketë shije më të kripur, edhe kur nuk hidhet më shumë kripë. Mungesa e aromës së proshutës e bën ushqimin të duket më pak i kripur.

6. Supershijuesit mund të shijojnë më intensivisht se 75% e njerëzve

Image

Të jesh një supershijues, një aftësi që e kanë rreth 25% e popullsisë, do të thotë të kesh një perceptim të zmadhuar të shijes. Për supershijuesit, shijet janë më intensive dhe më të forta, gjë që mund të jetë një thikë me dy tehe. Ajo që ka shije shumë të ëmbël apo të hidhur për shumicën e njerëzve mund të jetë e padurueshme për ta. Perceptimi i shijes së tyre është i harmonizuar me disa shije, duke e bërë atë që të tjerët e shohin të ekuilibruar, si ëmbëlsia ose kripësia, shumë ekstreme për një supershijues.

Supershijuesit janë më shpesh femra dhe prevalenca e tyre gjithashtu mund të ndryshojë sipas përkatësisë etnike. Një test i thjeshtë që përfshin kimikatin 6-n-propiltiouracil mund të përcaktojë nëse dikush është një supershijues. Rreth 25% deri në 30% e individëve nuk mund ta shijojnë fare (jo shijues), ndërsa një shijues mesatar do të dallojë një shije të lehtë të hidhur. Megjithatë, një supershijues do të neveritet fort nga hidhësia. Kjo ndjeshmëri ndaj hidhësisë është arsyeja pse përdoret shpesh në testime.

Supershijuesit kanë më shumë receptorë shijeje në gjuhën e tyre sesa një person mesatar, duke kontribuar në rritjen e ndjeshmërisë së tyre dhe kjo veçori shpesh i bën ata të mos pëlqejnë substancat e hidhura, duke përfshirë birrën.

5. Puprritë tuaja jetojnë vetëm rreth 10 ditë.

Image

Kur keni provuar mpirjen e puprrive, ndoshta nga konsumimi i diçkaje të nxehtë, kjo nuk është për shkak se ato shërohen, por sepse zëvendësohen goxha shpejt. Një puprri mesatare ka një jetëgjatësi një deri në dy javë, afërsisht 10 ditë.

Puprritë janë grupe qelizash përgjegjëse për zbulimin e shijes. Si qelizat e tjera në trupin tuaj, ato rriten vazhdimisht, vdesin dhe ripërtërihen. Me kalimin e moshës, procesi i rigjenerimit ngadalësohet, duke sjellë kështu zbehjen e shijes. Hulumtimet tregojnë se individët e moshuar i rigjenerojnë puprritë më ngadalë dhe kanë një humbje graduale të shijes. Gratë fillojnë ta shijen në të 50-at e tyre, ndërsa meshkujt zakonisht e përjetojnë këtë ndryshim në të 60-at. Disa qeliza te puprritë janë jetëshkurtër, zgjasin vetëm disa ditë, ndërsa të tjerat mund të zgjasin deri në tri javë.

4. Ju shijoni vetëm 20% të kripës të një patatine

Image

A keni hapur ndonjëherë një qese me patatina, të keni ngrënë një dhe më pas të keni ndjerë se sa e kripur ishte? Disa patatina janë aq të kripura saqë ka marka që i tregtojnë ato me kripë të reduktuar qoftë për arsye shëndetësore apo për shije, në varësi të motivimit tuaj. Por arsyeja pse disa patatina janë kaq të kripura është se ju ndieni shijen e kripës që në fillim. 

Kur hani një patatinë, shijoni rreth 20% të kripës. Për të shijuar kripën, kjo e fundit duhet të tretet në pështymën tonë, si çdo ushqim tjetër. Nëse hani ushqim me gojë të thatë, nuk mund të shijoni asgjë. Por kur hani një patatinë normalisht, procesi i përtypjes dhe gëlltitjes ndodh aq shpejt sa zakonisht nuk mund të merrni më shumë se 20%.

Mënyra si i hamë patatinat është një mënyrë aq joefikase për t'i shijuar saqë Lays krijoi një lloj të ri kristalesh kripe që e lejon atë të tretet më shpejt në mënyrë që të mund të shijoni më shumë ndërsa ata përdorin 25% më pak kripë në recetë. Kjo e bën një patatinë më të shijshme dhe më të shëndetshme, të paktën për sa i përket konsumimit të natriumit.

3. Asgjë nuk ka shije pikante sepse erëza nuk është shije

Image

Njerëzit e duan ushqimin pikant siç shihet edhe nga përhapja e salcave gjithnjë e më pikante dhe sfidat e ushqimit pikant. Ajo që disa njerëz nuk kuptojnë është se pikantja nuk është shije, por një reagim ndaj dhimbjes. Shpesh e rendisim krahas gjërave të kripura dhe të ëmbla, por nuk është ashtu. Nuk mund ta shijosh pikanten, jo realisht.

Kapsaicina, lënda kimike te piperet që shkakton atë reagim ndaj nxehtësisë, në fakt po e mashtron trurin tuaj. Përbërësit kimikë aktivizojnë sensorët e nxehtësisë dhe i bën ata të duken sikur janë pikantë kur në të vërtetë nuk janë. Sa më shumë lëndë kimike të ketë  piperi, aq më e keqe është ndjesia, dhe kjo matet me njësitë Scoville.

Kur shijoni diçka pikante në një salcë ose piper, janë gjërat e tjera ato që e shtojnë aromën. Pra, vetë shija e piperit ose aromatizuesve që i shtohen një salcë si kripa, domatet ose uthulla.

2. Testicles Have Taste Receptors

Image

Ndonëse është argëtuese të mendosh se testikujt kanë puprri, e vërteta është pak më ndryshe. Testikujt nuk kanë puprri, por receptorë shijeje, njësoj si ata që gjenden te gjuha. Këta receptorë janë në të gjithë trupin, megjithëse funksioni i tyre i saktë nuk është kuptuar plotësisht.

Ideja që receptorët e shijes së testikujve mund të zbulojnë shijet e ëmbla ose umamin, ka ardhur nga një artikull i Daily Mail që keqinterpretoi studimin origjinal. Studimi nuk sugjeron që testikujt mund të dallojnë shije të ndryshme, por përkundrazi, këta receptorë mund të luajnë një rol në zbulimin e baktereve të caktuara dhe të përfshihen në prodhimin e spermës.

Pra, pavarësisht trendit argëtues të internetit të zhytjes së testikujve në salcë soje, s'mund ta shuani urinë në këtë mënyrë. Megjithatë, prania e receptorëve të shijes në pjesë të ndryshme të trupit është shkencërisht e saktë, edhe nëse qëllimi i tyre nuk është ende plotësisht i qartë.

1. Gjinia dhe përkatësia etnike ndikojnë në perceptimin tuaj të shijes

Image

Temat e gjinisë dhe përkatësisë etnike mund të jenë të ndjeshme, por ka dallime interesante në perceptimin e shijes bazuar në zbulimet e një studimi. Njerëzit e etnisë aziatike shpesh shfaqin aftësi superiore të shijimit në krahasim me të bardhët, me një perceptim më të hollë shijeje. Ata kanë më shumë gjasa të klasifikohen si supershijues. Për më tepër, individët e përkatësisë aziatike priren të jenë më të ndjeshëm ndaj shijeve metalike dhe të tharta.

I njëjti studim që nxori në pah këto zbulime doli gjithashtu në përfundimin se meshkujt janë më të prirë të preferojnë shijet më të ëmbla se femrat. Hulumtimet shtesë tregojnë se latinët dhe afro-amerikanët kanë ndjesi shijeje më të lartë se të bardhët. Këto dallime në perceptimin e shijes mund të shpjegojnë pjesërisht perceptimin e ushqimit "të butë" të lidhur me disa kuzhina, siç është ushqimi britanik, veçanërisht nëse një pjesë e konsiderueshme e të bardhëve nuk e përjetojnë shijen aq intensivisht./TopTenz - Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco