Apple sjell një karikues të ri për iPhone

Apple sjell një karikues të ri për iPhone

14:38, 05/09/2023
A+ Aa A-

Sipas BBC, iPhone i ri i Apple do të ketë një portë për fisha USB-C, kur të prezantohet nga mesi i muajit shtator.

Aktualisht, përdoruesit e celularëve të kësaj kompanie përdorin përshtatësin Lightning, ndryshe nga rivalët si Samsung. Por një ligj i Bashkimit Evropian kërkon që prodhuesit e celularëve të miratojnë një portë të përbashkët karikimi brenda dhjetorit të vitit me qëllimin të kursehen paratë e konsumatorëve dhe të ulet niveli i mbetjeve.

Shumica e produkteve të reja të Apple, si iPad-ët e fundit e përdorin tashmë USB-C, por kompania kishte ngritur zërin kundër rregullave të BE-së. Kur ligji u prezantua në shtator 2021, një përfaqësues i Apple deklaroi:

“Rregullorja e rreptë që detyron vetëm një lloj karikuesi i zë frymën inovacionit në vend që ta inkurajojë atë, e kjo nga ana tjetër do të dëmtojë konsumatorët në Evropë dhe në mbarë botën”.

Adaptorët nga Lightning në USB-C janë tashmë të disponueshëm nga markat e tjera të elektronikës, përfshirë Amazon, ndërsa të gjithë iPhone-t, që nga iPhone 8 që u lançua në 2017, kanë mbështetur karikimin wireless. Duke qenë se iPhone 14 tani duket të jetë pajisja e fundit e Apple që e përdor ekskluzivisht Lightning, kjo mund të shënojë fillimin e fundit të këtij përshtatësi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco