Droni ushtarak amerikan i kontrolluar nga inteligjenca artificiale ‘vret’ operatorin e tij

Droni ushtarak amerikan i kontrolluar nga inteligjenca artificiale ‘vret’ operatorin e tij

09:41, 03/06/2023
A+ Aa A-

Në një test virtual të mbajtur nga ushtria amerikane, një dron i forcave ajrore i kontrolluar nga inteligjenca artificiale vendosi që të “vriste” operatorin e tij për ta parandaluar atë të ndërhyjë në përpjekjet e tij për të arritur misionin e tij, tha një zyrtar muajin e kaluar.

Inteligjenca artificiale përdori “strategji të papritura për të arritur qëllimin e tij” në testin e simuluar, deklaroi gjatë Samitit Future Combat Air and Space Capabilities në Londër në maj, koloneli Tucker “Cinco” Hamilton, udhëheqës i testeve dhe operacioneve të inteligjencës artificiale në forcat ajrore të SHBA-së,

The Guardian shkruan se Hamilton përshkroi një test të simuluar në të cilin një dron i fuqizuar nga inteligjenca artificiale këshillohej të shkatërronte sistemet e mbrojtjes ajrore të armikut dhe në fund sulmoi këdo që ndërhynte në atë urdhër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco