Tre pyetjet që vetëm 1 në 5 persona mund t’i përgjigjen saktë!

Tre pyetjet që vetëm 1 në 5 persona mund t’i përgjigjen saktë!

08:47, 02/06/2023
A+ Aa A-

 

Shkencëtarët kanë përgatitur tre pyetje, të cilat në dukje të parë, perceptohen të lehta për t’iu përgjigjur, por mesa duket nuk qenka aspak ashtu.

Duhet rreth 1 minutë për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve. Por edhe pse pyetjet duken të thjeshta, ato u shfaqën në një punim kërkimor të botuar nga profesori i MIT Shane Frederick.

Vetëm 17 për qind e atyre që iu përgjigjën pyetjes në artikull ishin në gjendje t’u përgjigjen saktë të gjithave. Pjesa tjetër prej 87 për qind e pjesëmarrësve në eksperiment dështoi në test.

1. Kostoja e 1 shkopi dhe një topi është 110 Euro. Shkopi është 100 Euro më i shtrenjtë se topi. Cili është çmimi i topit në këtë rast?

2. Nëse 5 makina plotësojnë 5 pjesë në 5 minuta, sa minuta do t’u duhen 100 makinave për të përfunduar 100 pjesë?

3. Ka një gjethe zambaku uji në një liqen. Madhësia e gjethes dyfishohet çdo ditë. Nëse duhen 48 ditë që kjo gjethe të mbulojë të gjithë liqenin, sa ditë do të duhen për të mbuluar gjysmën e liqenit?

PËRGJIGJE TË MUNDSHME QË JEPEN:

1. 10 Euro

2. 100 minuta

3. 24 ditë

Nëse përgjigja juaj është e tillë, për fat të keq është e gabuar.

Por, cilat janë përgjigjet e sakta?

1. Shkopi është 100 Euro më i shtrenjtë se topi dhe nëse topi ishte 10 Euro, çmimi i tij total duhet të ishte 120 Euro. Megjithatë, në pyetjen e bërë thuhej qartë se çmimi total i dy objekteve ishte 110 Euro. Nëse e blejmë topin 5 Euro, çmimi i shkopit do të jetë 105 Euro. Kur i bashkon dy çmimet, është 110 Euro.

2. Nëse duhen 5 minuta që 5 makina të kryejnë 5 pjesë pune, duhen 5 minuta që 1 makinë të bëjë 1 punë. Pra, çdo makinerie i duhen 5 minuta për 1 copë. Prandaj, 100 makina do të bëjnë 100 pjesë në 5 minuta.

3. Gjethja dyfishohet çdo ditë. Me fjalë të tjera, shumë njerëz që u përgjigjën në ditën e 24-t, fatkeqësisht e kanë gabim në këtë pikë. Nëse gjethja mbulon të gjithë liqenin në 48 ditë, ajo do të jetë gjysmë më e vogël në ditën e 47-të. Pra, përgjigja e pyetjes është 47.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco