‘Edhe oktapodët shohin makthe’, shkencëtarët zbulojnë sjellje të çuditshme tek gjallesa ujore

‘Edhe oktapodët shohin makthe’, shkencëtarët zbulojnë sjellje të çuditshme tek gjallesa ujore

16:10, 27/05/2023
A+ Aa A-

Shkencëtarët kanë regjistruar një sjellje të çuditshme tek një oktapod në laborator, në të cilin sjelljen e tij ia atribuojnë mundësisë që ai të kishte një makth.

Gjatë një muaji, studiuesit panë oktapodin duke u zgjuar nga një gjumë i qetë dhe përpëlitej, një sjellje që pothuajse dukej sikur molusku vuante nga një lloj çrregullimi i gjumit.

Por a kishte vërtet makthe oktapodi? Shkencëtarët kanë dhënë disa shpjegime për sjelljen e tij, të cilën ata e cilësuan si të pazakontë.

Materiali nga laboratori në Universitetin Rockefeller në Nju Jork regjistron katër episode në të cilat Costello, një oktapod insularis, ndërsa me sa duket flinte i qetë në akuariumin e tij, befas fillon të përplasë tentakulat e tij me furi. Në dy prej këtyre episodeve, Costello hedh bojë në ujë një mekanizëm i zakonshëm mbrojtës kundër grabitqarëve të tij.

“Për të gjitha studimet që kemi bërë mbi oktapodët dhe cefalopodët e tjerë, ka ende shumë gjëra që nuk dimë,” vëren Eric Ramos, një studiues postdoktoral në Universitetin e Vermontit.

Sipas asaj që studiuesit përshkruajnë në një para-publikim mbi bioRxiv, i cili ende nuk është vlerësuar, disa nga këto sjellje ngjajnë me reagimet e oktapodëve kur bien në kontakt me një grabitqar të mundshëm në natyrë.

Kjo i bën shkencëtarët të spekulojnë se “kafsha mund të ketë reaguar ndaj një episodi të kujtesës negative ose ka paraqitur një formë parasomnie”, d.m.th. një çrregullim gjumi. Megjithatë, ata vetë pranojnë se nuk mund të nxjerrin një përfundim të caktuar nga vëzhgimi i tyre.

“Ishte vërtet e çuditshme sepse dukej sikur kishte dhimbje për një moment. Dhe më pas, ai u ngrit sikur të mos kishte ndodhur asgjë, duke vazhduar ditën normalisht”, përshkruan Ramos, duke iu referuar episodit të veçantë.

Megjithatë, studiuesit, duke përmendur kërkimet e fundit në një specie tjetër oktapodi, po shqyrtojnë mundësinë që lëvizjet e pakontrollueshme të tentakulës mund të mos jenë të lidhura me “makthet” ose me kujtesën negative, por më tepër si rezultat i plakjes në sistemin nervor.

Në një specie tjetër të oktapodit gjigant të Paqësorit (Enteroctopus dofleini), studiuesit kohët e fundit gjetën një lidhje midis plakjes dhe përkeqësimit të sistemit nervor, me moluskun që u regjistrua në video duke tundur tentakulat e tij sikur të mos kishte kontroll mbi lëvizjen e tyre. Për shkencëtarët kjo lidhet më shumë me moshën sesa me sjelljen mbrojtëse ndaj grabitqarëve.

Dhe në të vërtetë, Costello, speciet e të cilit kanë një jetëgjatësi prej 12 deri në 18 muaj, vdiq menjëherë pas këtyre episodeve. “Nuk e përjashtoj mundësinë që pleqëria të jetë një nga faktorët e incidenteve”, vëren Ramos.

Ka mundësi që sjellje të tilla të duken të pazakonta, por në fakt nuk janë, theksojnë shkencëtarët, duke qenë se nga njëra anë laboratorët nuk i filmojnë oktapodët 24 orë në ditë dhe nga ana tjetër, shumë prej tyre vriten para se të plaken.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco