Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Zbulohet misteri i krijimit të ‘quasar’

Zbulohet misteri i krijimit të ‘quasar’

14:07, 27/05/2023
A+ Aa A-

Zbulohet misteri i krijimit të quasar, që janë objekte në kozmos që kanë një shkëlqim sa një trilion yje në një hapësirë shumë të ngushte.

60 vite pas zbulimit të tyre në hapësirë, tani është kuptuar se origjina e tyre mbërrin nga përplasja mes dy galaktikave që janë afër njëra-tjetrës dhe që kanë secila vrima të zeza supermasive.

Një përplasje e tillë çliron sasi të jashtëzakonshme energjie, duke i dhënë jetë ‘quasar’-it, që pikërisht si pasojë e shkëlqimit dhe ndriçimit që kanë, mund të vrojtohen pavarësisht distancave shumë të largëta.

Fenomeni, parashikojnë astronomët e Universitetit britanik Hertfordshire, do të verifikohet edhe në galaktikën tonë ‘Rruga e Qumështit’, që pas rreth 5 mld vitesh do të përplaset me fqinjen e saj, galaktikën Andromeda, duke i dhënë jetë një tjetër ‘quasar’-i.

Ky studim ndërkombëtar, por i drejtuar nga universiteti britanik është publikuar në revistën shkencore  Monthly Notices of the Royal Astronomical Society.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco