Qeni besnik, udhëtoi për 27 ditë që të kthehej te i zoti

Qeni besnik, udhëtoi për 27 ditë që të kthehej te i zoti

08:39, 01/05/2023
A+ Aa A-

Një qen u bë shumë i famshëm sepse iu iku pronarëve të tij të rinj dhe eci 40 milje për tu kthyer te familja prej të cilës ishte shkëputur një moment dhe kishte humbur.

Cooper, një retriever, ishte zhdukur për 27 ditë ndërsa ai ecte 40 milje në veri nga Dungannon, County Tyrone, në Tobermore, dhe kërkonte shtëpinë e dikurshme.

Shoqata “Charity Lost Paws” nga Irlanda e Veriut pretendoi se ‘instinkti’ i qenit e udhëhoqi atë në shtëpi dhe ai e bëri udhëtimin 40 milje nëpër pyje dhe rrugë kryesore gjatë natës pa ndihmën e njerëzve. Por pronari i ri i qenit Nigel Fleming, një fotograf nga Dungannon, tha se ai ‘nuk mund të besonte’ që Cooper ishte tani në shtëpi pasi ai ‘u zhduk në një çast’ në fillim të prillit.

Fleming tha për BelfastLive: “Unë jam ulur këtu duke e parë atë dhe nuk mund ta besoj se ai është në shtëpi. Ishte një fatkeqësi që na humbi, ai u largua në një çast dhe ne kemi qenë duke e kërkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco