Sekretet e një Perandorie/ Gratë, rol kryesor në epokën ‘Xiongnu’, 200 vite para erës sonë. Trajtim të veçantë për fëmijët

Sekretet e një Perandorie/ Gratë, rol kryesor në epokën ‘Xiongnu’, 200 vite para erës sonë. Trajtim të veçantë për fëmijët

15:23, 18/04/2023
A+ Aa A-

Objekte të lashta, simbole të ekzistencës së një perandorie, roli i fuqishëm i grave, janë zbulimet e fundit arkeologjike të perandorisë Xiongnu ose Mongolisë së sotme. Ndjekim kronikën për më shumë detaje që u zbuluan përmes AND-ve në varret e lashta.

Provat e lashta të ADN-së, të kombinuara me frytet e gërmimeve të fundit arkeologjike, po zbulojnë sekretet e një prej shteteve më të fuqishme të viteve 200 para erës sonë.

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka përfunduar një hetim gjenetik të dy varrezave përgjatë kufirit perëndimor të perandorisë Xiongnu në atë që sot quhet Mongolia, bëhet fjalë një varrezë elitare aristokratike dhe një lokale.

Shkencëtarët zbuluan diversitet gjenetik, çka tregon se e perandoria ishte multietnike, multikulturore dhe shumëgjuhëshe.

Nga varret individuale ato me statusin më të lartë i përkisnin grave, duke treguar se luanin një rol veçanërisht të fuqishëm. Arkivolet e përpunuara paraqisnin emblema të arta të diellit dhe hënës që ishin simbole të pushtetit. Në një varr u zbuluan edhe mbetjet e gjashtë kuajve dhe një karroce.

“Këto gra elitare posedonin objekte me vlerë si rripa dhe gjerdan jo vetëm për të shfaqur statusin e tyre por dhe për të treguar rolin e tyre në perandori” tha një ndër arkeologët e projektit Bryan Mille.

Informacione të rëndësishme u grupuan edhe për jetën e fëmijëve perandorisë. Ata mernin trajtime diferenciale në varësi të moshës dhe gjinisë si për shembull vetëm djemtë adoleshentë varroseshin me harqe e shitegja, ata nën 11 vjeç jo.

Xiongu la një trashëgimi të fuqishme që frymëzoi regjimet e mëvonshme nomade që lindën në stepat euroaziatike si Mongolët dhe Genghis Khan.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco