James Webb-i i NASA-s po zbulon galaktika që nuk duhej të ekzistonin

James Webb-i i NASA-s po zbulon galaktika që nuk duhej të ekzistonin

08:25, 18/04/2023
A+ Aa A-

Teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s vijon të zbulojë galaktika që kanë madhësi shumë të mëdha për t’u konsideruar “normale.”

Sipas shkencëtarëve, gjashtë nga këto grupime yjore janë shumë masive për të qenë në “moshën” në të cilën sugjerojnë të dhënat që të jenë. Më konkretisht, mes 500 dhe 700 milionë vjeçare.

Kjo do të thotë se ose të dhënat janë analizuar në mënyrë jo korrekte, ose mbetet ende diçka shumë thelbësore për t’u mësuar rreth mënyrës sesi galaktikat u formuan pas Big Bang-ut.

“Nëse këto të dhëna janë të sakta, atëherë do të thotë se jemi në territor të paeksploruar,” tha autori i studimit, Dr. Mike Boylan-Kolchin nga Universiteti i Texas-it në Austin.

Një teori është që universi është zgjeruar shumë më shpejt pas Big Bang-ut, nga sa është menduar deri më tani.

Kujtojmë se teleskopi hapësinor i NASA-s 10 miliardë dollarësh, që dërgoi në Tokë imazhet e para zyrtare në korrik të vitit të shkuar, është krijuar që të zbulojë dritën nga yjet dhe galaktikat më të hershme të universit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco