Pse gjyqtarët dhe avokatët mbanin paruke në kohët e vjetra?

Pse gjyqtarët dhe avokatët mbanin paruke në kohët e vjetra?

08:48, 14/04/2023
A+ Aa A-

Nëse keni parë ndonjëherë një film të shekullit të 17-të, me siguri keni vënë re avokatë dhe gjyqtarë të veshur me paruke të gjata. Në fakt, kjo shenjë e dukshme është mjaft e qartë për të njohur avokatët dhe gjyqtarët në shumë piktura të vjetra.

Por, cili është shkaku i mbajtjes së parukeve të tilla?

Kjo modë është zhvilluar më së shumti në mesin e shekullit të 17-të dhe nisi të zbatohen nga Mbreti Louis në Francë. Sifilizi, një sëmundje epidemike e kohës, shkaktonte rënie flokësh, gjë që e bëri parukën një modë dhe një mbulesë të nevojshme.

Gjithashtu, Mbreti i Anglisë Charles II dhe shoqëria e tij e lartë filluan të mbanin paruke. Në atë kohë, rrobat e gjyqtarëve dhe avokatëve u përcaktuan të ishin të ngjashme me rrobat e pallatit. Kur kombinoheshin këto dy arsye, veshja e një paruke u bë e pashmangshme.

Përveç kësaj, avokatët dhe gjyqtarët e përdorën atë për t’u ndarë nga publiku në sallën e gjyqit dhe për të vendosur epërsinë e tyre.

Moda e parukeve vazhdoi në shekullin e 18-të. Paruka më e shkurtër dhe më kaçurrela u bë pjesë e jetës së përditshme, ndërsa paruka me flokë të gjatë u bë një pjesë ceremoniale e historisë që përfaqësonte gjyqtarët dhe avokatët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco