Ky tas u shit për 25 milionë dollarë

Ky tas u shit për 25 milionë dollarë

11:10, 10/04/2023
A+ Aa A-

Një tas delikat prej porcelani, me diametër nën 11 cm, u shit për më shumë se 25 milionë dollarë në Hong Kong.

I përshkruar nga shtëpia e ankandeve Sotheby's si "shumë i rëndësishëm", tasi vjen nga një grup i rrallë qeramikash të dekoruara në punëtoritë perandorake të Pekinit në shekullin e 18-të.

Image

Tasi u prodhua gjatë kohës së perandorit Yongzheng, i cili sundoi Kinën nga viti 1722 deri në 1735.

I shitur për 25.3 milionë dollarë, tasi ka dy dallëndyshe, një pemë kajsie të lulëzuar dhe një shelg.

Dizajni ka gjithashtu një fragment nga një poezi që mendohet se është porositur nga paraardhësi i dinastisë Ming të Yongzheng, perandori Wanl.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco