Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Me këto shtatë truke truri juaj mund të punojë më shpejt dhe do të jeni më të mençur

Me këto shtatë truke truri juaj mund të punojë më shpejt dhe do të jeni më të mençur

12:35, 05/03/2023
A+ Aa A-

Këto janë disa truke dhe këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë që shpejt dhe mirë të mbani në mend dhe të bëheni më të mençur

Aftësia që të mësojmë është njëra ndër karakteristikat më të rëndësishme të cilat i posedojmë si qenie njerëzore.

Shfrytëzoni dritë më të fortë

Në hulumtimin e paradokohshëm të Universitetit të Miçiganit, brejtësit të cilët i janë ekspozuar dritës së fortë kanë treguar rezultate dukshëm më të mira me rastin e zgjidhjes së detyrave të caktuara, nga ata të cilët kanë qenë të ekspozuar dritës së errësuar dhe kanë qenë më të mirë madje për 30 për qind.

Shikoni gjelbërimin

Disa hulumtime të ndryshme kanë treguar që dalja në natyrë mund të përmirësojë zgjidhjen kreative të problemit madje për 50 për qind. Madje edhe nëse nuk keni kohë që të dilni në natyrë, studimet e tjera kanë treguar që thjesht shikimi fotografive nga natyra rrisin kujdesin dhe aftësinë që të përfundojmë detyrat pa gabime. Shëtisni nëpër park pas drekës, apo vetëm shikoni nga dritarja…

Djersituni

Madje edhe vetëm një ushtrim i lehtë mund të çojë deri në ndryshime pozitive psikofizike, stërvitja e shkurtër mund të përmirësojë memorien dhe mësimin, gjë që është rezultat i qarkullimit së shpejtë të oksigjenit në tru, thonë ekspertët.

Dashurohuni

Studimet e paradokohshme kanë treguar që personat e moshuar të cilët kanë pasur marrëdhënie seksuale së paku një herë në javë, kanë treguar rezultate më të mira në teste të aftësive verbale. Hulumtuesit thonë që për këtë me siguri meritë kanë dopamina apo oksitocina të cilat lirohen pas seksit.

Rrezituni në diell

Vitamina D, ose “vitamina e Diellit”, e cila gjendet në qumësht dhe në mish peshku, ndikon pozitivisht në përqendrimin tonë, por edhe në shpejtësinë e përpunimit të informacioneve.

Shkoni të flini gjumë më herët

Tashmë e dini që truri jua është i ngadalësuar dhe i lodhur kur jeni të pagjumë, mirëpo a e keni ditur që shkuarja në shtrat para mesnate “pastron” trurin nga mbetjet toksike të cilat janë akumuluar gjatë kohës që keni qenë zgjuar. Fondacioni kombëtar britanik i gjumit rekomandon shtatë deri në nëntë orë gjumë për të rriturit.

Mbani shënime, mos i shtypni në letër

Ndoshta nuk do të dukeni modernë dhe bashkëkohor, si të tjerët përreth jush të cilët para vetes kanë kompjuterë, mirëpo do të bëni shumë mirë për trurin tuaj nëse shënimet i shkruani me laps në letër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco