Gruaja arabe para 2000 vitesh, zbulohet portreti i gruas së qytetërimit Nabataean

Gruaja arabe para 2000 vitesh, zbulohet portreti i gruas së qytetërimit Nabataean

13:51, 07/02/2023
A+ Aa A-

Arabia Saudite zbulon portretin e një gruaje të qytetërimit Nabataean Pas disa vitesh punë, një ekip historianësh dhe arkeologësh kanë rindërtuar fyturën e një gruaje të qytetërimit të lashtë, Nabataean. Mbetjet e saj u gjetën në një varr 2000-vjeçar në Hegra, një sit arkeologjik në veriperëndim të Arabisë Saudite.

Pas 4 vitesh punë, historianët dhe arkeologët në Arabinë Saudite kanë zbuluar fytyrën e një gruaje të qytetërimit të lashtë, Nabataean.

Rindërtimi, i cili është i pari i këtij lloji, është modeluar sipas mbetjeve të një gruaje e cila u zbulua në vitin 2015 në një varr 2000-vjeçar në Hegra, një vend arkeologjik në qytetin antik Al Ula, në veriperëndim të Arabisë Saudite. Projekti filloi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019 dhe është financuar nga Komisioni Mbretëror për zhvillimin e këtij siti.

Një ekip ekspertësh bashkoi fragmente kockash të gjetura në varr për të rindërtuar një imazh të pamjes së saj duke përdorur të dhëna antropologjike dhe arkeologjike. Një skulptore më pas përdori një printer 3D për të sjellë në jetë fytyrën e saj. Arkeologia libanezo-franceze, Laila Nehme, drejtoresha e projektit shpjegon:

"Nabataeanet mbeten mister: ne dimë shumë pak sepse ata nuk lanë asnjë tekst apo trashëgimi letrare. Gërmimi i këtij varri ishte një mundësi e mrekullueshme për të mësuar më shumë rreth tyre. Kjo tyrbe ka një mbishkrim shumë të bukur të gdhendur në fasadë, që thotë se i përkiste një gruaje të quajtur Hinat”.

Adhuruesit e historisë tani do të kenë mundësinë të takojnë Hinatin në një ekspozitë në qendrën e mirëseardhjes Hegra në AlUla. Dikur një qendër e lulëzuar për tregtinë ndërkombëtare dhe shtëpi e Nabataeaneve, Hegra, sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, u hap në vitin 2020 si një vend turistik.

Nabataeanët ishin një qytetërim i lashtë arab që banonte në Arabinë veriore dhe Levant mbi 2000 vjet më parë. Qyteti antik jordanez i Petrës ishte kryeqyteti i mbretërisë së tyre, i cili u bë një qendër tregtare ndërkombëtare për erëza, ilaçe dhe pëlhura.

Qytetërimi Nabataean nuk ka lënë tekste të rëndësishme historike dhe informacioni për të vjen nga mbishkrimet në varre dhe shkëmbinj në të gjithë Lindjen e Mesme, ose nga zbulimet arkeologjike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco