VIDEO/ 'Kometa Jeshile' u pa edhe nga Shqipëria, ja pamjet spektakolare

23:07, 01/02/2023
A+ Aa A-

Sytë e ekspertëve të NASA-s, astronautëve, por dhe miliona kureshtarëve këtë mbrëmje kanë qenë drejt qiellit. 

Pranë Tokës do të kalonte "Kometa Jeshile" e cila shfaqej për herë të parë pas 50 mijë vitesh. 

Kometa C/2022 E3 është parë edhe nga territori shqiptar mbrëmjen e 1 shkurtit 2023, me sy të lirë. 

Pamjet që sjell Syri.net janë fiksuar nga skaji më jugor i vendit, në Sarandë, aty ku edhe pamja vizuale e hapësirës ka qenë më e qartë. 

 Skaji jugor i Tokës ka qenë edhe pika më e afërt e kometës në raport me planetin tonë. 

Në qiellin e natës kometa ka qenë e dallueshme edhe me sy të lirë.  

Kometa e gjelbër prej akulli është zbuluar më 2 mars 2022. Astronomët përllogaritën që ajo kishte një orbitë rrethore përreth diellit prej 50 mijë vjetësh. E kjo do të thotë që afrimi i fundit i saj me tokën ka qenë në epokën e gurit.

Kometa mendohet se e ka origjinën nga jashtë sistemit tonë diellor, në Oort Cloud. Sipas NASA-s kjo e fundit është një koleksion objektesh të akullta që ndodhet më larg se cdo gjë tjetër në sistemin tonë diellor.

KLIKO PËR VIDEO

LEXO EDHE: 

Një herë në 50 mijë vjet/ 'Kometa jeshile' kalon pranë Tokës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco