Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kometa e gjelbër e sapozbuluar i afrohet Tokës

Kometa e gjelbër e sapozbuluar i afrohet Tokës

08:34, 01/02/2023
A+ Aa A-

Një kometë e sapozbuluar do të bëjë afrimin e saj më të afërt me planetin tonë të mërkurën.

Astronomët thonë se udhëtimi i objektit drejt nesh zgjati rreth 50.000 vjet, shkruan BBC.

Fotografitë e kapura nga astronomët tregojnë një ngjyrë të gjelbër të dallueshme rreth trupit të kometës.

Por ata që presin një brez të shkëlqyer smeraldi në qiell do të zhgënjehen.

“Ju mund t’i keni parë këto raporte që thonë se ky objekt i gjelbër i ndezur të ndriçojë qiellin”, thotë Dr Robert Massey, zëvendës drejtor ekzekutiv i Shoqërisë Mbretërore Astronomike. “Mjerisht, nuk do të jetë diçka e tillë”.

Vëzhguesit e mundshëm të yjeve kanë një shans më të mirë për ta dalluar atë duke përdorur dylbi, në të cilat do të shfaqet si një turbullim i zbehtë i bardhë.

Kometat përbëhen kryesisht nga akulli dhe pluhuri. Ndërsa i afrohen Diellit, akulli avullohet dhe pluhuri shkundet për të krijuar bishtin e gjatë.

Astronomët zbuluan kometën C/2022 E3 (ZTF) marsin e kaluar në Observatorin Palomar në Kaliforni.

Ajo do të bëjë afrimin më të afërt me Tokën në rreth 41 milionë km (26 milion milje) larg këtë të mërkurë.

Objekti e ka origjinën në renë Oort, një koleksion trupash të akullt në skajin e Sistemit Diellor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco