Gjashtë ditë i humbur në parkun natyror plot egërsira, shpëton 4-vjeçari

Gjashtë ditë i humbur në parkun natyror plot egërsira, shpëton 4-vjeçari

12:54, 08/12/2022
A+ Aa A-

“Fëmijët i ruan Zoti”, është një thënie popullore që shpesh herë thuhet, por që tingëllon më shumë si ngushëlluese. Por në rastin e vogëlushit 4-vjeçar që për 5 ditë e 5 netë ka ecur i vetëm një territor të banuar nga disa nga grabitqarët më gjakatarë të planetit, rezulton më se i vërtetë.

Pothuajse një mrekulli, në fakt. Është kjo historia e këtij fëmijë plot kurajë që u zhduk në afërsi të fshatit të tij Asa, teksa mundohej të ndihmonte vëllezërit e tij me bagëtinë.  

Zhdukja e tij alarmoi fisin që banon në afërsi të parkut kombëtar Tsavo, që me mjetet e tyre rrethanore filluan kërkimet me ditë të tëra. Shpresa e tyre dobësohej çdo ditë e më shumë, sepse në park jetojnë luanë dhe leopardë, rinocerontë agresivë, ndërkohë që natën dominojnë turmat e hienave.

Për këtë arsyeje, ditën e gjashtë u duk e pabeshueshme kur piloti i një helikopteri të  një organizate që mbikëqyr kafshët e egra në park, pa figurën e imët të vogëlushit. I shokuar dhe plot pickime insektesh, ai ishte i dezidratuar por në gjendje shëndetësore jo kritike, por me një histori që mund t’ia tregojë edhe nipërve, tani që do të ketë fatin të plaket.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco