Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Gjendet pas 140 vitesh lloji i rrallë i pëllumbit, shkencëtarët: Ndihemi sikur kemi zbuluar njëbrirëshin

Gjendet pas 140 vitesh lloji i rrallë i pëllumbit, shkencëtarët: Ndihemi sikur kemi zbuluar njëbrirëshin

11:25, 18/11/2022
A+ Aa A-

Një lloj i rrallë pëllumbi është rizbuluar pas 140 vjetësh. Shkencëtarët mundën që të kapnin disa pamje të zogut të rrallë në Papa Guinea e Re.

Ishte një përpjekje e madhe e cila përfshiu intervista me banorë vendas dhe disa kamera kurth.

“Ishte një ndjesi sikur të gjeje një njëbrirësh”, tha bashkëdrejtuesi i ekspeditës John Mittermeier.

Kërkuesit shpresojnë që zbulimi të ndihmojë specien të mos zhduket. Studiuesit kishin kohë që tentonin të zbulonin pëllumbin, por kishin dështuar.

Imazhet që kanë kapur shkencëtarët janë të parat të dokumentuara që prej vitit 1882.

“Ky është një moment që e ëndërron gjithë jetën”, tha Mittermeier.

Në lidhje me llojin e pëllumbit dihet shumë pak, por shkencëtarët shpresojnë që të zbulojnë më shumë në të ardhmen./tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco