Krimb në sallën e operacionit? Shkencëtarët francezë krijojnë produktin që përdoret në transplantet njerëzore

Krimb në sallën e operacionit? Shkencëtarët francezë krijojnë produktin që përdoret në transplantet njerëzore

15:06, 30/06/2022
A+ Aa A-

Nga plazhi në sallën e operacionit: Një kompani franceze bioteknike ka zhvilluar një produkt që tani po testohet për përdorim në transplantet njerëzore. Përbërësi aktiv? Një krimb deti me cilësi të habitshme.

Nga plazhi në sallën e operacionit: Një kompani franceze bioteknike ka zbuluar dhe zhvilluar një produkt që tani po testohet për përdorim në transplantet njerëzore. Përbërësi aktiv? Një krimb deti me cilësi të habitshme.

Franck Zal, CEO i kompanisë “Hemarina” shpjegon se ky krimb ështe në gjendje të marrë frymë si nën ujë ashtu edhe në ajër dhe kjo zgjoi kureshtjen e shkencëtarve për të kuptuar më shumë.

Në baticë, ai do të presë, do të jetojë me rezervat e tij të oksigjenit që ka siguruar në valën e madhe. Molekula e hemoglobinës që e lejon atë ta bëjë këtë është një molekulë gjigante që është e aftë të mbajë dyzet herë më shumë oksigjen sesa hemoglobinat tona. Pra, kjo molekulë është në fakt rezervuari i vogël i oksigjenit i krimbit detar."

Ai është 450 milionë vjet i vjetër dhe konsiderohet nga shkencëtarët, paraardhësi i rruazave tona të kuqe të gjakut. Përpos që kjo molekulë nuk është e kapsuluar në qelizat e kuqe të gjakut, është jashtëqelizore. Nga ana tjetër ky krimb nuk e rregullon temperaturën e tij, jeton në temperatura të ftohta dhe të nxehta, që është e pamundur me molekulat tona të hemoglobinës, sepse ne në fakt funksionojmë në 37 gradë.

"Ne prodhojmë produkte për transplantim organesh, për transfuzion gjaku, për produkte dentare, për shërim. Pra, ne ribëjmë në sallën e operacionit çfarë ndodh këtu në natyrë: baticë e lartë-batica e ulët, e cila është ekuivalenti në mjekësinë e ishemisë-riperfuzionit."

Transplantimi është një operacion i vështirë dhe në garë me kohën.

“Kur shkëputni një zemër, keni katër orë nga momenti që e shkëputni dhe momentin që e transplantoni, një mëlçi është tetë orë, një mushkëri është gjashtë orë, një veshkë është rreth dymbëdhjetë orë dhe pankreasi eshte akoma me i brishte. Pra qellimi eshte ti japim oksigjen transplantit ne menyre qe ai te presë lidhjen me marresin dhe si rrjedhim te sjelle nje transplant te gjallë, pa çrregullime."

Testimi i produktit po vazhdon me sukses dhe shkencëtarët besojnë se kjo është e ardhmja e kirurgjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco