Video: Shkencëtarët zbulojnë ‘rrugën me tulla të verdha’ në fund të oqeanit

Video: Shkencëtarët zbulojnë ‘rrugën me tulla të verdha’ në fund të oqeanit

14:47, 12/05/2022
A+ Aa A-

Shkencëtarët kanë zbuluar një formacion të pazakontë në thellësi të Oqeanit Paqësor.

Zbulimi që ka marrë emrin si “rruga me tulla të verdha” është vërë gjatë eksplorimit të një zone nënujore pranë ishullit të Hauait.

Formacioni ngjan si një rrugë e shtruar me tulla të verdha, dhe është ende e paqartë nëse ka origjinë natyrore apo njerëzore.

Teksa e kryejnë zbulimin, shkencëtarët dëgjohen teksa reagojnë të habitur.

“Është rruga për te Atlantida”, thotë një prej tyre.

“Rruga me tulla të verdha?”, dëgjohet teksa pyet dikush tjetër.

“Kjo është e çuditshme. Çmenduri!”, shprehet i habitur një nga shkencëtarët.

Atlantida është një qytet ishull mitologjik, që sipas përshkrimit të Platonit, u fundos nën oqean pas një tërmeti të fuqishëm.

Ndërsa rruga me tulla të verdha është një referencë nga libri L Frank Baum, Magjistari Oz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco