Flet piloti amerikan që filmoi UFO-t: Mendova se ishte një stërvitje, por..

Flet piloti amerikan që filmoi UFO-t: Mendova se ishte një stërvitje, por..

14:42, 08/04/2022
A+ Aa A-

Piloti i F-18 i cili filmoi një takim të UFO-ve në vitin 2015, dha dëshmi sekrete në Kongres dhe shpjegoi se fillimisht mendoi se objekti fluturues ishte pjesë e një stërvitjeje.

Dokumentet e reja të lëshuara në depon e dokumenteve qeveritare "The Black Vault" zbulojnë se piloti hasi një "fenomen ajror të pashpjegueshëm" në brigjet parë Jacksonville, Florida, në vitin 2015  i njohur si shikimi "Gimbal", por informoi stafin e Senatit në 2019 mbi ngjarjen.

Marina preferon t'i quajë objektet që shihen në video "fenomene ajrore të pashpjegueshme" dhe jo "objekte fluturuese të paidentifikuara (UFO).

Piloti i marinës që u ndesh me fenomenin 'Gimbal' u tha senatorëve se ai fillimisht besonte se avioni ishte pjesë e një stërvitjeje.

“Mendova se bëhej fjalë për një objekt të lëshuar për qëllime stërvitjeje dhe fillimisht e vura atë në shënjestër për të parë veprimet. Ai i afrohej përherë dhe më shumë anijes dhe pastaj u zhduk."

Image

Dokumentet e reja ofrojnë më shumë kontekst për pamjet e pashpjegueshme - dhe fotografi shtesë të marra nga pilotët e marinës amerikane midis mesit të vitit 2014 dhe marsit 2015, të cilat u zbuluan në New York Times tre vjet më parë, duke ngjallur interes të gjerë publik për fenomenet.

Një nga videot është xhiruar në nëntor 2004 dhe dy të tjerat në janar 2015. Të treja videot ishin të koduara  "FLIR1", "Gimbal" dhe "GoFast".

Në videot e vitit 2015, pilotët e Marinës mund të dëgjohen duke shprehur mosbesim. Të tre videot e UFO-ve u kapën nga Navy F/A-18 Super Hornets.

Në dhjetor 2020 doli se ishin prodhuar dy raporte të Pentagonit, duke ofruar informacion të detajuar të klasifikuar rreth pamjeve të çuditshme.

"Këto zbulime janë të jashtëzakonshme dhe i japin publikut një vështrim të vërtetë pas perdes kur bëhet fjalë për mënyrën se si qeveria amerikane po e trajton çështjen e UFO-ve," tha për DailyMail.com Nick Pope, i cili hetoi UFO-t për Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco