Lajmi i fundit

VIDEO/ Dosja ‘5D’, inceneratorët, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Sa peshon torta më e madh në botë që theu rekordin Guinness?

Sa peshon torta më e madh në botë që theu rekordin Guinness?

12:47, 17/02/2022
A+ Aa A-

Dy përdorues fanatikë të TikTok me mijëra ndjekës vendosën të bëjnë një tortë gjigante. 

Rezultati? Kjo ëmbëlsirë theu rekordet dhe fitoi një vend në Librin Guinness !

 

Pas testimit dhe pjekjes së shtresave të shumta të tortës, Tiktoker Nick DiGiovanni dhe Lynn Davis kombinuan përbërësit në një ëmbëlsirë gjigante që peshonte 44.24 kg. 

Për ta bërë atë përdorën: 32 pako me përzierje ëmbëlsirash të gatshme, rreth 100 vezë , 2,72 litra vaj ulliri, 16 pako salcë kosi, gati 10 kilogramë sheqer pluhur, 2 pjata gjalpë, 1 kilogram tartuf me ngjyrë, rreth 7 litra ujë, 16 kuti me ekstrakt të ëmbël vanilje.

Për të bërë këtë tortë gjigante, ata e poqën në disa tepsi për ëmbëlsira dhe më pas i vendosën njëra mbi tjetrën në një tepsi gjigante të rrumbullakët. 

E lanë gjithë natën në temperaturë të ulët, ndërsa të nesërmen e zbërthyen i shtuan kremin dhe tartufin me ngjyrë. 

Rezultati; Një tortë e madhe që peshon 44.24 kg!

Siç deklaruan ata, tortën gjigante e shpërndanë te miqtë, familjarët, njerëzit në nevojë, me një ekip sportiv, një pjesë e mbajtën në frigoriferët e tyre por gjithsesi nuk mund ta konsumonin të gjithën!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

specialisti21/02/2022 10:15

por Lul Basha e ka bere me te madhe torten or ti

Shto koment

Denonco