VIDEO/ Ndodhi për herë të parë, mjeti hapësinor i nisur nga NASA, prek Diellin

VIDEO/ Ndodhi për herë të parë, mjeti hapësinor i nisur nga NASA, prek Diellin

12:53, 15/12/2021
A+ Aa A-

Për herë të parë në histori, një mjet hapësinor ka prekur Diellin. Sonda “Solar Parker” e NASA-s fluturoi nëpërmjet pjesës më të jashtme të atmosferës së Diellit, kurorës, dhe ka prekur pjesëza dhe fusha magnetike. Lajmi është konfirmuar nga enti hapësinor amerikan.

Ai që sapo është kaluar nga sonda Parker është kufi i padukshëm, por që përfaqëson një hap të rëndësishëm për studimin e Diellit, si dhe kalimin më të afërt të një sonde ndaj yllit tonë. Ai që u kalua është i ashtuquajturi kufi i atmosferës diellore, thënë ndryshe dhe sipërfaqja e Alfven, që ndan dy “botë”.

Në brendësi janë pjesëzat “e zëna në kurth” nga fusha gravitacionale dhe magnetike, jashtë janë ato që arrijnë të largohen nga tërheqja e Diellit dhe humbasin në hapësirë si erë diellore Të dhënat tregojnë se kalimi i parë i këtij kufiri ende të paqartë do të duhej të ishte bërë në 28 prill 2021, kur sonda udhëtonte rreth 13 milion kilometra nga sipërfaqja.

Që atëherë, sonda e emëruar sipas fizikantit EuXhin Parker, i cili ishte i parë që foli për erën diellore, ka kaluar më shumë se një herë kufirin. Një konfirmim se atmosfera diellore nuk është një top i lëmuar por përkundrazi i ashpër, raporton abcnews.al

Parker do të vazhdojë të orbitojë rreth Diellit duke ndjekur një lloj spiraleje që do të bëjë që sonda të afrohet gjithnjë e më shumë, për një total prej 24 xhirosh të plota, me qëllimin për të penetruar rreth 6 milion kilometra larg sipërfaqes së Diellit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco