Mister që i ka fiksuar të gjithë, një gropë e zezë në mes të oqeanit

Mister që i ka fiksuar të gjithë, një gropë e zezë në mes të oqeanit

13:40, 01/11/2021
A+ Aa A-

Shumica e njerëzve përdorin Google Maps për të gjetur rrugën nga një vend në tjetrin. Por ka edhe nga ata që në mënyrë të pazakontë “skanojnë” planetin duke kërkuar mistere.

Kjo është pikërisht ajo që bëri një përdorues i Reddit kur gjeti një “gropë të zezë” në mes të oqeanit në Google Maps.

Nga ai moment nisën aludimet në rrjet, ku disa e konsideruan atë një bazë të fshehtë ushtarake, të tjerë oborre të burgjeve në mënyrë që të mos ketë informacion për vendndodhjen dhe strukturën e tyre.

Të tjerët kërkuan shpjegime alternative si për shembull: Mund të jetë një vullkan nëntokësor.

Por në fund të gjithë u zhgënjyen kur mësuan se pika e zezë misterioze në Google Maps është në të vërtetë ishulli Vostok.

Është një ishull i vendosur në juglindje të Zelandës së Re dhe i përket Republikës së Kiribatit, një komb ishull në Oqeanin Paqësor i përbërë nga 33 atole dhe ishuj koralorë.

“Ajo që shihni si të zezë është në fakt një jeshile shumë e errët. Është një pyll shumë i dendur i përbërë nga pemë pisonia”, ka shpjeguar një përdorues.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco