COVID-19 dëmton organet e të rinjve ashtu si të moshuarve

COVID-19 dëmton organet e të rinjve ashtu si të moshuarve

17:48, 18/07/2021
A+ Aa A-

Covid-19 shkakton komplikacione serioze në organet te moshat nën 50 vjeç, sikundër te të moshuarit.

Studiuesit nga 7 universitete angleze analizuan rastet e mbi 73 mijë pacientëve të shtruar në gati 300 spitale të Britanisë së Madhe gjatë valës së parë të vitit 2020.

Studimi zbuloi se 4 në 10 persona të moshave midis 19 dhe 49 vjeç u trajtuan me probleme veshkash, mushkërish dhe organesh të tjera.

Dëmet e sëmundjes në veshka ishin pasoja më e zakonshme e virusit korona, ndjekur nga komplikacionet me mushkëritë dhe zemrën.

“Mesazhi është se Covid-19 nuk është sëmundje të moshuarish dhe personash delikatë. Të dhënat thonë se Covid-19  nuk është as si gripi se po vëmë re që edhe të rinjtë vijnë në spital me komplikacione serioze, të cilat mund të duan monitorim dhe trajtim në të ardhmen,” tha prof. Kalum Sempwll, drejtuesit i studimit, raporton oranews.

Mosha mbetet faktori kryesor që përcakton sa i rëndë mund të jetë një infeksion Covid-19.

Nga mbi 400 mijë veta të shtruar në spitalet e Anglisë prej fillimit të pandemisë, 62% e tyre ishin të moshës mbi 65 vjeç.

Falë vaksinimit, ndërkohë britanikët e moshuar dhe më të rrezikuar janë tani më të mbrojturit nga sëmundja, dhe në spitalet e Anglisë kishte vetëm 17 persona të moshës mbi 85 vjeç në fillimin e korrikut, krahasuar me rreth 480 veta të moshave mes 25 dhe 44 vjeç që u paraqitën për ndihmë spitalore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco