FOTO/ Super hëna ndriçoi sonte qiellin e Tiranës

FOTO/ Super hëna ndriçoi sonte qiellin e Tiranës

22:54, 24/06/2021
A+ Aa A-

Hëna e plotë e qershorit e quajtur "luleshtrydhe" ndriçoi qiellin mbrëmjen e kësaj të enjteje, 24 qershor, duke shënuar super Hënën, e cila do të jetë e fundit për këtë vit.

Ajo u shfaq edhe në kryqytet siç mund ta shikoni në këto foto të LSA. Megjithëse njihet si hëna "luleshtrydhe", hëna e plotë në të vërtetë nuk duket e kuqe ose rozë.

Emërtimi  vjen nga fiset Algonquin në verilindje të Shteteve të Bashkuara për të përshkruar sezonin për korrjen e luleshtrydheve.

Hëna e plotë e së enjtes do të jetë në kulmin e ndriçimit në orën 2:40, por spektakli hënor nuk do të jetë i dukshëm për disa orë, derisan hëna të ngrihet mbi horizontin në qiellin lindor.

Hëna më tej do të shfaqet e plotë deri në fillim të së shtunës, sipas NASA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco