Pikturat 350-vjeçare gjenden në kosh mbeturinash në Gjermani

Pikturat 350-vjeçare gjenden në kosh mbeturinash në Gjermani

22:58, 20/06/2021
A+ Aa A-

Një burrë gjeti dy piktura të çmuara vaji 350-vjeçare në koshin e mbeturinave të një parkimi autostrade në Gjermani.

‘Burri gjeti veprat e artit në një zonë pushimi në autostradën A7, afër Nurembergut në Gjermaninë Jugore’, deklaroi policia.

Burri më pas vendosi i pikturat në makinën e tij dhe i çoi në policinë e Këlnit.

 ‘Vlerësimet e hershme nga një ekspert tregojnë se të dy punimet mund të jenë origjinale’, thanë hetuesit.

Një nga pikturat mund të jetë ‘Portrait of a young boy’ nga Samuel van Hoogstraten, një piktor holandez i shekullit të 17-të, i cili ishte nxënës i Rembrandt.

Tjetra është ndoshta ‘Self-portrait of the artist as Laughter’ nga artisti italian i shekullit XVII, Pietro Bellotti.

Autoritetet tani po përpiqen të zgjidhin enigmën artistike.

Policia postoi foto të pikturave në internet me pyetjen shoqëruese ‘Kush i njeh pikturat dhe/ose si përfunduan ato në koshat e mbeturinave?’.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco