Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Befasohen njerëzit/ Ariu shihet duke ecur në rrugët e Nju Jorkut

Befasohen njerëzit/ Ariu shihet duke ecur në rrugët e Nju Jorkut

18:36, 17/06/2021
A+ Aa A-

Një ari ka bërë bujë në media, pasi në Schenectady të Nju Jorkut, të martën në mëngjes, është vërejtur duke ecur rrugëve.

Departamenti i Policisë Schenectady tha në një deklaratë të martën se kishte marrë disa raporte të një ariu që udhëtonte nëpër lagje të qytetit.

Oficerët kërkuan ndihmën e Departamentit shtetëror të Ruajtjes së Mjedisit, në lidhje me këtë rast.

Shkollat lokale janë njoftuar se një ari po lëviz nëpër qytet, kurse u vëzhgua edhe situata në terren nga afër.

Policia tha se po përpiqej që ta çonin ariun sa më larg rrugëve të shtruara të qytetit dhe që kafsha të shkonte drejt “vendeve të pyjëzuara”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco