Kush është ‘Zonja e Yjeve’ që Google e nderon me Doodle 3D?!

Kush është ‘Zonja e Yjeve’ që Google e nderon me Doodle 3D?!

10:26, 12/06/2021
A+ Aa A-

Astrofizikantja e famshme italiane Margherita Hack nderohet sot nga Google me një Doodle 3D.

Hack e cila njihet ndryshe dhe me emrin ‘Zonja e Yjeve’ nëse do të ishte gjallë sot do të festonte 99 vjetorin e lindjes.

Margherita Hack ka lindur në Firence më 12 qershor dhe vdiq në Trieste më 29 qershor 2013.

Si grua re parë në rolin drejtues të Observatorit Astronomik të Triestes, për më shumë ese 20 vite, e bëri Observatorin e Triestes të njihet në gjtihë botën.

Margherita Hack kishte një aftësi unike për të shpjeguar koncepte komplekse shkencore për publikun e gjerë, dhe botoi dhjetra libra mbi astronominë, dhe madje themeloi dy revista astronomike.

Ajo mori disa çmime ndërkombëtare ku përfshihen dhe institucione prestigjioze si NASA dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës

Asteroidi 8558 Hack  i cili orbiton midis Marsit dhe Jupiterit, , i zbuluar në 1995,  mori emrin e saj.

Aktiviteti shoqëror dhe politik

Huck ishte i njohur gjithashtu për aktivitetet e saj jashtëshkollore, veçanërisht në sferën sociale dhe politike.

Ajo ishte ateiste dhe nuk besonte në asnjë fe apo formë të mbinatyrshme.

 Huck gjithashtu besonte se morali nuk vinte nga feja, por nga "parimet e ndërgjegjes" që lejojnë cilindo të ketë një botëkuptim botëror për jetën, duke respektuar individualitetin dhe lirinë e të tjerëve.

Huck përfaqësoi Italinë në zgjedhjet rajonale të vitit 2005 në Lombardi në listën e Partisë Komuniste Italiane, e cila mori 5,364 vota në provincën e Milanos. 

Pas zgjedhjeve, ajo ia la vendin e saj Bebo Storti, për tiu kushtuar astronimisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco