Restoranti francez shërben insektet për ushqim

Restoranti francez shërben insektet për ushqim

11:24, 03/06/2021
A+ Aa A-

Menuja e “Laurent Veyet” nuk është për personat me zemër të dobët, por mund të jetë ushqimi kryesor i së ardhmes për popullatën.

Menuja përfshin  një sallatë deti me krimba të verdhë, insekte krokante me perime dhe karkaleca të veshura me çokollatë.

“Është pjata ideale,” tha shefi parizian, duke përgatitur një racion makarona të bërë me miell krimbi, patate të ëmbël dhe larva të insekteve.

“Ka një aromë vërtet interesante. Jo shumë njerëz mund të thonë se nuk u pëlqen kjo.”

Agjencia Evropiane e Sigurisë Ushqimore (EFSA) në janar e konsideroi krimbin të përshtatshëm për konsum njerëzor dhe në maj miratoi shitjen e tij në treg.

Agjencia ka paraqitur më shumë se një duzinë aplikimesh të tjera për produkte ushqimore me bazë insektesh.

Krimbi dhe insektet në përgjithësi, mund të ofrojnë një burim ushqimi të qëndrueshëm dhe me emetim të ulët të karbonit për të ardhmen.

Duke darkuar me dy vajzat e tij, Soheil Ayari dha mbështetjen e tij: “Ndihem sikur jam në një restorant tradicional, përveç konceptit që qëndron pas asaj që po ha i cili  është i ndryshëm. Dhe sinqerisht, shijet janë shumë të ngjashme me ushqimin e zakonshëm.”

Veyet rrit krimbin e tij në vend, duke i ushqyer ata me tërshërë dhe perime.

“Insektet janë ushqyese,” tha Stefan De Keersmaecker, një zëdhënës i shëndetit dhe sigurisë ushqimore në Komisionin Evropian.

“Ata vërtet mund të na ndihmojnë të kalojmë në një dietë dhe sistem ushqimi më të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.”

Për Veyet, sfida është e dyfishtë: të fitosh opinionin publik dhe të mësosh se si të përputhësh shijen e insekteve me ushqime të tjera, shkruan Reuters.

“Duhet të gjesh aromat e duhura, shoqëruesit e duhur. E gjithë kjo është magjepsëse, çdo kuzhinier do t’ju tregojë të njëjtën gjë,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco