Iluzion optik/ ‘Vajza e zhytur në çimento’  habit përdoruesit e mediave sociale

Iluzion optik/ ‘Vajza e zhytur në çimento’ habit përdoruesit e mediave sociale

09:59, 18/05/2021
A+ Aa A-

Fotoja ku një vajzë e vogël në shikim të parë duket se është zhytur në çimento, ka hutuar përdoruesit e rrjeteve sociale.

Edhe pse për disa shpjegimi i fotografisë së çuditshme ishte i qartë, të shumtë ishin ata që u hutuan duke parë vajzën në këtë situatë.

Fotoja u komentua gjerësisht në mediat sociale.

 "Unë kam një dhimbje koke, thjesht nuk mund të shoh se çfarë po ndodh," shkroi një përdorues i hutuar në Twitter.

 "M'u desh rreth një minutë për ta kuptuar",  shkruan një tjetër. 

Sigurisht, kishte disa që zgjidhën menjëherë enigmën dhe nxituan të ndriçojnë të tjerët, madje arritën deri në pikën që të tregonin me një vijë të kuqe një mur prapa iluzionit vizual .

Gjatë një inspektimi më të afërt, bëhet e qartë se vajza e vogël po qëndron menjëherë pas një muri të ulët të bërë nga i njëjti material si rruga ku ajo qëndron. 

E gjithë plani i parë i fotos është në një nivel më të lartë, edhe pse në shikim të parë duket në të njëjtin nivel me sfondin. 

Iluzioni përforcohet nga bërryli i vogël që qëndron në ndarjen e betonit, duke e bërë atë të duket e zhytur në çimento.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco