Anija kozmike 14 miliard milje larg Tokës dërgon tinguj misteriozë nga një galaktikë tjetër

Anija kozmike 14 miliard milje larg Tokës dërgon tinguj misteriozë nga një galaktikë tjetër

10:03, 11/05/2021
A+ Aa A-

Voyager 1, anija kozmike më e largët nga Toka, e cila aktualisht është 14 miliard milje larg, ka zbuluar tingullin e universit.

Anija, e cila u lëshua 44 vjet më parë, ka instrumente që kanë regjistruar “dronin konstant” të plazmës. Kjo është gjendja e katërt e materies e cila përbën 99.9% të universit.

Zhurmat e çuditshme janë si efektet speciale të një filmi fanta-shkencor dhe u identifikuan në të dhënat që mbërrinin nga jashtë sistemit tonë diellor.

Astrofizikanti Stella Ocker tha: “Është shumë i dobët dhe monoton sepse është në një gjerësi bande të ngushtë frekuence. Ne po zbulojmë zhurmën e zbehtë dhe të vazhdueshme të gazit ndëryjor.”

Asnjë objekt i bërë nga njeriu nuk ka udhëtuar më tej sesa anija kozmike, e cila u lëshua në 1977 për të fluturuar nga Jupiteri dhe Saturni dhe më tej. Kjo anije kaloi në hapësirën ndëryjore në Gusht 2012 dhe po vazhdon të mbledhë të dhëna.

Voyager 1 mbart një kopje të Rekordit të Artë, një ‘mesazh për të huajt’ e përpiluar nga astronomi legjendar Carl Sagan. Anija kozmike tani është në një zonë të njohur si ‘media ndëryjore’ lokale, ku u dëgjua gumëzhitja.

Studimi, i botuar në Nature Astronomy, hedh dritë të freskët në bashkëveprimet e tij me erën e diellit. Studiuesit në Universitetin Cornell në Neë York thonë se kjo tregon gjithashtu se si formohet dhe modifikohet heliosfera. Pasi hynë në hapësirën ndëryjore, Sistemi i Valëve të Plazmit të Voyager zbuloi shpërthimet e gazit.

Profesori James Cordes tha: “Mediumi ndëryjor është si një shi i qetë ose i butë. Në rastin e një shpërthimi diellor, është si të zbulosh një shpërthim rrufe në një stuhi dhe pastaj të kthehesh në një shi të butë.”

Bashkë-autori Shami Chatterjee tha: “Ne kurrë nuk kemi pasur një shans për ta vlerësuar atë. Tani e dimë që nuk kemi nevojë për një ngjarje të rastësishme në lidhje me diellin për të matur plazmën ndëryjore”.

Voyager 1 dhe anija motër e saj Voyager 2 kanë fluturuar më gjatë se çdo anije tjetër kozmike në histori. Misionet po i sigurojnë njerëzimit vëzhgime të territorit të pashkruar.

Ato gjithashtu po ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë vetë natyrën e energjisë dhe rrezatimit në hapësirë, e cila është thelbësore për mbrojtjen e misioneve të drejtuara në Mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco