Zbulohet koka 2000 vjeçare prej mermeri e perandorit të parë të Romës

Zbulohet koka 2000 vjeçare prej mermeri e perandorit të parë të Romës

17:31, 09/05/2021
A+ Aa A-

Koka 2000 vjeçare prej mermeri, e perandorit të parë të Romës, Augustusit, është zbuluar në qytetin italian, Isernia.

Gjatë punëve të restaurimit për të riparuar një mur mesjetar që u shemb për shkak të shirave të fortë në 2013 arkeologu, Francesco Giancola, bëri zbulimin e kësaj koke që sipas tij menjëherë e njohu se i përkiste Agustusit.

“Ndërsa ishim duke gërmuar pas murit, pashë që toka ndryshoi ngjyrë, Kështu që ne vazhduam gërmimin me mistri precize dhe një bllok mermeri ka dalë. Unë menjëherë pashë se ishte një kokë që unë e njoha se i përkiste një statuje të Augustit për shkak të flokëve dhe formës dhe prerjes së syve”, tha ai.

Siç shkruan CNN, gërmimi zbuloi gjithashtu varre bosh mesjetare dhe objekte terrakote, tha kryetari i bashkisë qytetit Giacomo D’Apollonio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco