Telefoni juaj mund t’ju paralajmërojë për tërmetet, Google po zhvillon sistemin e ri

Telefoni juaj mund t’ju paralajmërojë për tërmetet, Google po zhvillon sistemin e ri

11:29, 08/05/2021
A+ Aa A-

Google po lançon sistemin e tij të alarmit për tërmetet në Android në Zelandën e Re dhe Greqi, por sa funksionale do të jetë kjo.

Telefonat Android do të funksionojnë si detektorë të goditjeve sizmike duke i dhënë popullatës disa sekonda kohë për t’u mbrojtur nga rreziqet e mundshme.

Zelanda e Re nuk ka një sistem paralajmërimi për tërmetet dhe kjo është arsyeja që ky vend dhe Greqia u zgjodhën për të testuar projektin.

Aktualisht, njerëzit marrin informacion në lidhje me rreziqet si tërmetet përmes GeoNet, por vetëm pas një lëkundjeje sizmike apo rreziku tjetër.

Por si funksionon?

Sistemi mbështetet në sensorin e lëvizjes së telefonit, që mund të zbulojë valët e tërmetit që pulsojnë nëpër Tokë.

Këto valë që dalin nga burimi i tërmetit vijnë në dy forma: valët P, të cilat “udhëtojnë” shpejt, por zakonisht nuk ndihen nga njerëzit ose shkaktojnë shumë dëme.

E dyta janë valët S, të cilat janë pjesa tronditëse dhe ato që ne i përjetojmë si tërmet.

Akseleometrat do të regjistrojnë valët P dhe ekspertët shpresojnë se do të dërgojnë një alarm para valëve S.

Ekspertët argumentojnë se dhe paralajmërimi disa sekondash është i mjaftueshëm për të shpëtuar nga dëmet në njerëz dhe pajisje.

Sinjalizimet iu japin gjithashtu njerëzve një shans për t’u përgatitur mendërisht për atë që do të ndodhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco