Pse Google nuk e ‘feston’ ditën e gënjeshtrës këtë vit

Pse Google nuk e ‘feston’ ditën e gënjeshtrës këtë vit

12:23, 01/04/2021
A+ Aa A-

1 prilli e cilësuar si dita e gënjeshtrës është një nga traditat më të njohura në Internet, por këtë vit Google i famshëm nuk do të marrë pjesë për shkak të efekteve serioze të pandemisë së koronavirusit, e cila vazhdon të prekë të gjithë botën.

Sipas një emaili të brendshëm të marrë nga Business Insider, kompania njoftoi se:

"Në vitin 2020 ne morëm vendimin për t'i dhënë fund traditës së gjatë të Google për të nderuar Ditën e Gënjeshtrës si një shenjë respekti për të gjithë ata që luftojnë koronavirusin. Ndërsa një pjesë e madhe e planetit ende përballet me sfida serioze, ne nuk do ta festojmë edhe një herë ''Ditën e Gënjeshtrës''" .

Me krizën e tanishme shëndetësore që ende mundon Shtetet e Bashkuara dhe botën, ai e sheh si ofenduese t'i kushtosh një ditë informacioneve mashtruese, veçanërisht në platformat e njohura si YouTube, Gmail ose Maps, duket si një ide e keqe.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco