Çokollata që iu nda ushtarëve nga Mbretëresha Victoria 121 vjet më pare, gjendet në një papafingo Konservuesit e National Trust e zbuluan atë kur po katalogonin sendet e Frances Greathead, vajzës së pronarit të sallës.

Çokollata që iu nda ushtarëve nga Mbretëresha Victoria 121 vjet më pare, gjendet në një papafingo

12:35, 31/03/2021
A+ Aa A-

Çokollata i ishte dërguar trupave ushtarake gjatë Luftës së Boerëve për të forcuar moralin.

Një kallëp çokollate 121-vjeçare e pangrënë dhe ende në mbështjellësen e saj origjinale, është gjetur në një helmetë të Luftës së Boerëve në një në papafingo në Sallën Oxburgh në Oxborough, Norfolk.

Kutia e çokollatës, që përmbante një gjysmë kile çokollatë të thjeshtë, ishte pjesë e një dërgese të porositur nga Mbretëresha Viktoria për të rritur moralin e trupave që shërbenin në Luftën e Boerëve në vitin 1900.

Ajo u gjet në mbështjellësen dhe kutinë origjinale prej kallaji në një helmetë të  Luftës së Boerëve në Sallën Oxburgh të shekullit të 15-të në Norfolk.

Konservuesit e National Trust e zbuluan atë kur po katalogonin sendet e Frances Greathead, vajzës së pronarit të sallës, Baronit të 8-të, sër Henry Edward Paston-Bedingfeld.

Anna Forrest, kuratorja e trashëgimisë kulturore e National Trust, tha: "Megjithëse nuk duket më me shije dhe i ka kaluar data e përdorimit – ju nuk do ta dëshironit si dhuratë Pashke – ajo është ende e plotë dhe një zbulim i jashtëzakonshëm.

"Ne vetëm mund të supozojmë se Baroni i 8-të e mbajti çokollatën me helmetën si një kujtim të kohës së tij në Luftën e Boerëve."

Më shumë se 100,000 kuti teneqeje, secila me gjysmë kile çokollatë, u bënë për ushtarët në Luftën e Dytë të Boerëve nga Cadbury, Fry dhe Rowntree.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco