Kjo është qershia më e madhe në botë, hyn në rekordin Guiness

Kjo është qershia më e madhe në botë, hyn në rekordin Guiness

11:59, 17/03/2021
A+ Aa A-

Është pak më e vogël se një kajsi, por më e madhe se një gështenjë, peshon 56.45 gram është prodhuar në Emilia, Itali dhe është identikit i qershisë më të madhe në botë.

Ky fruti i varietetit Sweet në Portomaggiore (në zonën e Ferrara),  ka hyrë në rekordin Guinness.

Që nga koha e korrjes, qershorin e kaluar, qershia menjëherë u dallua më madhësinë e saj.

Pas kësaj një ekipi ekspertësh u mblodh për të aktivizuar procedurën për të kërkuar futjen e rekordit në renditjen prestigjioze botërore, deri në konfirmimin zyrtar.

Çmimi mbahej përkohësisht nga Kili në 2019, ku qershia e korruar në Patagonia kishte një peshë prej 23.92 gram.
 
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco