E rrallë/ Burri fotografon gjarprin blu që zvarritej në verandën e familjes

E rrallë/ Burri fotografon gjarprin blu që zvarritej në verandën e familjes

13:13, 26/02/2021
A+ Aa A-

Një burrë australian ka shpërndarë një foto të një gjarpri blu “super të rrallë” që ai kapi.

Luke Huntley, i cili drejton një biznes gjarpërinjsh në zonën bregdetare Noosa të Queensland, u ndesh me zvarranikun blu të martën. 

I njohur gjithashtu si 'dendrelaphis punctulata' , gjarpërinjtë blu janë të pazakontë, sipas Departamentit të Mjedisit dhe Shkencës në Queensland.

Huntley postoi në Facebook se kafsha ishte gjarpri i dytë blu që kishte hasur brenda një jave. 

"Me fat", shkruajti ai. 

Ai i tha Newsweek se ishte "shumë e rrallë" që ai të gjente gjarpërinj blu dhe ata ishin "padyshim" më të zakonshëm në verë, sezonin aktual në Australi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco