Një 17 vjeçar shqiptar përzgjidhet të jetë një nga banorët e parë zyrtarë të planetit Mars

Një 17 vjeçar shqiptar përzgjidhet të jetë një nga banorët e parë zyrtarë të planetit Mars

10:26, 24/02/2021
A+ Aa A-

Në vitin 2020 para se raketa AtlasV të niset për në planetin Mars, NASA hapi konkurs për të gjithë banorët e botës në rast se vërtetohet se aty ka jetë.

Sipas RTKr-së, Benneti konkurroi në mesin e 100 mijë njerëzve dhe fitoi duke u përzgjedhur të jetë ndër banorët e parë zyrtarë të këtij planeti, njëherësh shqiptari i parë, nëse në të ardhmen aty do të zbulohet se ka jetë.

Benneti tha për RTK-Radio se tashmë ai ka 2 pasaporta.

Një të NASA-s dhe atë holandezen, pasi ai jeton në Holandë.

“Ideja e këtij konkursi ishte që të zgjidhen 100.000 banorë virtual të Marsit, nga 7.8 miliardë banorë që ka bota. Këta të përzgjedhur, tashmë janë edhe banorë zyrtarë të këtij planeti, ku në mesin e tyre jam edhe unë. Pra nëse planeti Mars bëhet i banueshëm, ne si të përzgjedhur jemi të parët që kemi të drejtë jete atje”, tha Nura.

Benneti studion shkencat kompjuterike, njëkohësisht ndjek edhe kurse të IT-së.

Ai për RTK-në tregon edhe mënyrën e aplikimit në NASA për tu bërë banor potencial në planetin Mars.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco