Fotografohet për herë të parë pinguini i verdhë

Fotografohet për herë të parë pinguini i verdhë

16:34, 22/02/2021
A+ Aa A-

Një fotograf i botës së egër thotë se ka fotografuar një pinguin të verdhë të paparë ndonjëherë, në brigjet Antarktike të oqeanit Atlantik.

Specia e rrallë dallohej qartë nga shokët e tij bardhë e zi, tregon fotografi Yves Adams. 43 vjeçari drejtonte një ekspeditë dy-mujore në Antarktikë dhe në jugun e oqeanit Atlantik.

 

Në dhjetor, kur ndaloi në ishujt e largët Georgia e Jugut, teksa nxorri aparatin e tij pikasi zogun e pazakontë mes rreth 120.000 pinguinëve të kolonisë së Salisbury Plain.

Pinguini i verdhë raportohet se është me gjendjen ‘leucistike’. Që shkakton humbje të pjesshme të pigmentit te kafshët. Yves, e përshkrunate eksperiencën si unike.

 

“Nuk kisha parë kurrë pinguin të verdhë më parë. Kishte rreth 120 000 zogj në atë plazh dhe vetëm një ishte i verdhë”.

Yves shpjegon më tej: “Prej gjendjes së tij leuciostike, qelizat e tij nuk prodhojnë me melaninë kështu që pendët e zeza, normalisht kthehen në ngjyrë të verdhë ose qumështi. Ne të gjithë u emocionuam kur e pamë, lamë gjithçka dhe morën kamerat. Ishim me fat që zogu ishte ulur pranë nesh dhe pamja nuk ishte e bllokuar nga deti apo nga kafshë më të mëdha”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco