NASA: 2020 viti më i nxehtë

NASA: 2020 viti më i nxehtë

11:30, 15/01/2021
A+ Aa A-

2020 i vështirë është ngritur në "piedestalin" e viteve më të nxehta në historinë e regjistrimeve, sipas agjencisë hapësinore amerikane.

Kriza e klimës la gjurmët e saj në vitin 2020 me rritjen e temperaturave, uragane të fuqishëm dhe zjarre të një shkalle të lartë.

Temperatura mesatare globale e tokës dhe e detit në vitin 2020 ishte më e larta e regjistruar ndonjëherë, njofoti NASA ditën e djeshme, duke theksuar,  se ndryshimi me vitin  2016 është margjinal.

 " Kjo do të thotë që dy vitet në thelb kanë barazuar pozicionin e vitit më të ngrohtë të regjistruar, " tha agjencia hapësinore në një deklaratë.

Vlen të përmendet se, për shkak të metodave pak më të ndryshme të përdorura, Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA (NOAA) njoftoi se 2020 ishte pak më e freskët se 2016.

Shkencëtarët thanë se temperaturat mesatare do të vazhdojnë të rriten për shkak të sasisë së madhe të gazrave serë që po nxjerrim në atmosferë.

"Ne jemi drejt një rritje katastrofike të temperaturës prej 3-5C këtë shekull," paralajmëroi António Guterres, sekretari i përgjithshëm i KB. “Bërja e paqes me natyrën është detyra përcaktuese e shekullit 21. Duhet të jetë përparësia kryesore për të gjithë, kudo. ”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco