ËhatsApp: Ja në cilat celularë aplikacioni nuk do të jetë i disponueshëm nga 1 janari

ËhatsApp: Ja në cilat celularë aplikacioni nuk do të jetë i disponueshëm nga 1 janari

08:58, 30/12/2020
A+ Aa A-

Hyrja në aplikacionin WhatsApp do të humbas nga nga 1 janar, miliona telefona celularë.

Azhurnimi i ri i aplikacionit të popullarizuar të mesazheve nuk do të funksionojë në pajiset me sisteme të vjetra operative.

Konkretisht iPhone duhet të kenë iOS9 dhe për telefonat Android të paktën versionin 4.0.3 të sistemit operativ.

 iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5S, iPhone 6 dhe iPhone 6S kanë qënë në funskion para iOS9 dhe për këtë arsye do të humbasë hyrjen në WhatsApp.

Ndërsa përsa i përket telefonave Android që do të humbasin hyrjen në  WhatsApp janë Samsung Galaxy S2, HTC Desire dhe LG Optimus Black.

 Përdoruesit e celularëve mund të shikojnë versionin e tyre të softuerit në kategorinë e cilësimeve (për iPhone në Cilësimet> Të përgjithshme> Përditësimi i softuerit).

Sipas Independent, telefonat që do të humbin plotësisht hyrjen në WhatsApp nga 1 janari janë këto:

Apple iPhone 1 deri 4
Samsung Galaxy S2
HTC Desire
LG Optimus Black
Motorola Droid Razr
Të gjitha Android para vitit 2010.

Telefonat që duhet të azhurnojnë softuerin e tyre në të paktën iOS 9 ose Android OS 4.0.3 janë si më poshtë:

Apple iPhone 4S
iPhone 5
iPhone 5S
iPhone 6
iPhone 6S
Samsung Galaxy S3 dhe më i ri
Samsung Galaxy Note
HTC Sensation
HTC Thunderbolt
LG Lucid
Motorola Droid 4
Sony Xperia Pro dhe më i ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco