FOTO/ ‘Hëna e plotë e kastorit’, një spektakël në qiell

FOTO/ ‘Hëna e plotë e kastorit’, një spektakël në qiell

14:15, 02/12/2020
A+ Aa A-

Një fenomen i rrallë natyror u shënua këtë të hënë në qiell!

Hëna e plotë e nëntorit solli me vete një spketakël vizual, i cili u pa në të gjithë botën.

Hëna hyri në atë që quhet 'eklips hënor penumbral', këtë të hënë.

Gjatë mesit të eklipsi, 85 përqind e hënës u kthye në një hije të errët.

Por, fatkeqësisht kjo hije ishte e lehtë, çfarë bëri që vetëm njerëzit që përdorën një teleskop, arritën të shikonin këtë magji qiellore.

Ky fenomen ndodhi herët në mëngjesin e së martës në orën 2:29 të mëngjesit dhe zgjati katër orë e gjysmë deri në 6:56 të mëngjesit.

Rreth një e treta e eklipseve të hënës janë eklipse penumbrale, dhe fenomeni do të ndodhë përsëri në maj 2023 dhe mars 2024..

Një hënë kastori, e quajtën vendasit amerikan këtë hënë të plotë nëntori, duke e krahasuar atë me kohën e vitit kur kastorët përfundojnë ndërtimin e shtëpizave të tyre, të bëra me degë dhe baltë, për t’u përgatitur për dimrin.

Kjo hënë e plotë është quajtur gjithashtu hëna e plotë e ngricave, pasi vjen gjatë temperaturave të ftohta të nëntorit në hemisferën veriore.

Burimi:CNN 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco