Shkencëtarët australianë hartojnë miliona galaktika me teleskopin e ri

Shkencëtarët australianë hartojnë miliona galaktika me teleskopin e ri

11:20, 02/12/2020
A+ Aa A-

Shkencëtarët australianë thonë se ata kanë hartuar një milion galaktika të reja, duke përdorur një teleskop të përparuar në shkretëtirë.

CSIRO, agjencia kombëtare e shkencës, tha se teleskopi i tyre i ri kishte krijuar "një atlas të ri të universit" në kohë rekor, duke treguar detaje të papara më parë.

'Ka hartuar tre milion galaktika gjithsej, me fotografi që zbulojnë dyfishin e nivelit të detajit të sondazheve të mëparshme', thotë studimi.

Astronomët shpresojnë që imazhet të çojnë në zbulime të reja rreth universit.

CSIRO tha se hartimi zgjati vetëm 300 orë, ndërsa studimet e mëparshme në të gjithë qiellin kishin marrë vite.

"Me të dhënat e disponueshme publikisht, shkencëtarët në të gjithë botën do të ishin në gjendje të studionin "gjithçka, nga formimi i yjeve te mënyra se si galaktikat dhe vrima e zezë e tyre super masive evoluojnë dhe bashkëveprojnë", tha autori kryesor Dr David McConnell.

"Ne presim të gjejmë dhjetëra miliona galaktika të reja në studimet e ardhshme," shtoi ai.

Rezultatet fillestare u botuan të martën në 'Publikimet e Shoqërisë Astronomike të Australisë'.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco