Pamje të rralla/ Krokodili gjigand dhe peshkaqeni notojnë bashkë

Pamje të rralla/ Krokodili gjigand dhe peshkaqeni notojnë bashkë

14:00, 25/11/2020
A+ Aa A-

Një krokodil gjigand dhe një peshkaqen janë parë duke notuar në lumë pranë Ivanhoe Crossing në Kununurra, Australia Perëndimore , muajin e kaluar.

Video u realizua me ndihmën e një droni nga nga Chelsea Wood dhe Bryce Connole.

Video tregon qartë një peshkaqen që noton drejt krokodilit gjigand i cili po pret pa durim që ti afrohet ''ushqimi''.

Sidoqoftë peshkaqeni në momentin e fundit papritmas ndryshon drejtim dhe e shmang atë dhe e gjithë kjo duket sikur të ishte e para-planifikuar.

Është një zonë e njohur për vendasit por gjithashtu dhe një destinacion turistik po aq i njohur.

Ata vetë kanë deklaruar se nuk e dinin që kishte peshkaqen ose krokodila në ujërat e lumit dhe se shpesh fëmijët notonin në këto ujëra.

Video u postua në Instagram dhe mijëra përdorues menjëherë e ndoqën atë.

Banorët  theksojnë se ky është ndoshta një incident i izoluar dhe se nuk ka arsye për shqetësim .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco