Thyhet rekordi i Lamborghini-t/ Kjo është makina më e shpejtë në botë

Thyhet rekordi i Lamborghini-t/ Kjo është makina më e shpejtë në botë

14:53, 19/11/2020
A+ Aa A-

Kjo makinë është shpallur më e shpejta në botë. Muajin e kaluar, Mercedes-AMG GT Black Series u pa teksa garonte në pistën e garave, duke vendosur një kohë rekord të saj.

Dhe në këtë mënyrë, ka marrë titullin “Makina më e shpejtë në botë”, duke thyer rekordin e Lamburghinit Aventador SVJ.

Prodhuesi gjerman i automobilave, njoftoi se makina kishte kapur rekordin e xhiros së makinës së prodhimit në një kohë prej 6 minutave e 43 sekonda, në pistën e gjatë 20 kilometra.

Rezultatet u certifikuan nga kompania e pavarur, e quajtur Wige Solutions, e cila siguron kohën, videon dhe shërbime të tjera për industri të ndryshme, përfshirë motorsportet./Burimi:FoxNews/Përshtati:K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco