Rikthimi i një 'Coupe Classic'/ Volvo feston 60 vjetorin dhe del sërish në shitje

Rikthimi i një 'Coupe Classic'/ Volvo feston 60 vjetorin dhe del sërish në shitje

10:27, 17/11/2020
A+ Aa A-

Kjo makinë konsiderohet nga njerëzit si Volvo më e bukur e të gjitha kohërave, dhe madje edhe më shumë.

Volvo P1800 Coupe e vitit 1960, mund të renditet në listën e ngushtë për makinën më të mirë të mijëvjeçarit të fundit, dhe arsyet për një lavdërim të tillë nuk duhet të deklarohen në mënyrë specifike.

60 vjetorin kjo super makine, do ta festoj duke u kthyen në prodhim.

Makina do të përfaqësohet nga Cyan Racing, dhe është më shumë sesa thjesht një restaurim.

Pjesa e jashtme është perfekte, pjesa e brendshme edhe më e mirë, dhe nën kapak ka një motor 2.0 turbo nga S60 TC1.

P1800 origjinal mbetet në vendet e para në listën e makinave ikonike Suedeze, i lëshuar në treg në vitin 1960 me kombinimin fitues të dizajnit italian dhe komponentëve mekanikë të besueshëm nga sedan më i zakonshëm 122. 

Nuk ka asnjë fjalë për çmimet, disponueshmërinë ose ligjshmërinë në rrugë, por klientët e ardhshëm janë të ftuar të kontaktojnë me Cyan për të diskutuar çështje të tilla në thellësi më të madhe./Burimi: Caranddriver/ /K./Syri.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco