FOTO/ 5-fishi i vlerës origjinale, Fordi i 1983 shitet në ankand me shifrën e çmendur

FOTO/ 5-fishi i vlerës origjinale, Fordi i 1983 shitet në ankand me shifrën e çmendur

14:52, 16/11/2020
A+ Aa A-

Shifër e çmendur, por një Ford Escort është shitur gati sa 5-fishi i vlerës origjinale.

Modeli i rradhë RS1600i kushtonte 6,700 paund në 1983, ndërsa tani është shitur për 30 mijë paund.

Sipas “The Sun”, kjo makinë i përkiste të njëjtit person nga viti 1994 deri në vitin 2011 dhe më pas u shit.

Motori i makinës kishte vetëm 400 kilometra, por, vetura i ishte nënshtruar një rinovimi dhe po ashtu u rindërtua edhe motori.

Një zëdhënës i “Anglia Car Auctions” tha: Është një makinë e shkëlqyeshme që është restauruar thjesht për dashurinë e saj.

Makina u shit në ankandin e “King’s Lynn”, për vlerën 31.320 paund./K./HSyri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco