Dëshironi të vizitoni rrënojat e Titanik? I disponueshëm për të gjithë në 2021, por me çmimin marramendës

Dëshironi të vizitoni rrënojat e Titanik? I disponueshëm për të gjithë në 2021, por me çmimin marramendës

22:53, 09/11/2020
A+ Aa A-

Pushimet e vitit 2020 të shumicës së njerëzve kanë qenë mjaft të kufizuara, por nga viti i ardhshëm ju mund ta kompensoni atë duke vizituar rrënojat e Titanikut.

Biletat tashmë janë shitur për turistët që do të merren në sitin e famshëm midis majit dhe shtatorit 2021.

Janë gjashtë zhytje që po planifikohen nga kompania e eksplorimit nën det Ocean Gate Expeditions për të vizituar anijen, e cila u fundos në 1912.

Përvoja unike, e cila nuk duket se është ndikuar ende nga pandemia COVID-19, nuk do të vijë e lirë - kushton 125,000 dollarë (kjo është afërsisht 90,000).

Në çmimin ekstravagant të ekspeditës përfshihet kabina private për lundrimin tetë ditor nga Kanadaja si dhe mundësia për të drejtuar nëndetësen që do të përdoret për zbritjen 90-minutëshe, 2.4 milje nën sipërfaqen e oqeanit Atlantik.

Aty do të ketë mjete kontrolli që e bëjnë të lehtë lundrimin dhe komandimin e tij nga vetë turisti/turistja.

36 njerëz kanë rezervuar tashmë vendin e tyre për nisjen e ekspeditave, njofton kompania, shumica e të cilëve kanë paguar gjithashtu bileta prej $250,000 për të bërë udhëtimin në hapësirë me grupin Virgin Galactic./K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco