Shumë i çuditshëm, zbulohet planeti i ‘pavarur’ në Rrugën e Qumështit

Shumë i çuditshëm, zbulohet planeti i ‘pavarur’ në Rrugën e Qumështit

12:55, 30/10/2020
A+ Aa A-

Disa shkencëtarë kanë zbuluar ekzoplanetin më të vogël, me një madhësi sa e Tokës, që rrotullohet vetëm rreth galaktikës sonë dhe nuk i përket asnjë sistemi diellor. Astronomët vlerësojnë se galaktika jonë mund të jetë e mbushur me ekzoplanetë të tillë, të cilët nuk janë të lidhur gravitacionalisht me një yll, siç është Toka me Diellin.

Ekzoplaneti u zbulua nga ekipi hulumtues OGLE me ndihmën e Teleskopit me diametër 1.3 metra të Varshavë, i cili ndodhet në Observatorin Las Cabanas në Kili. Ekzoplanetet që nuk janë të lidhur gravitcionalisht me një yll mendohet të jenë formuar fillimisht në disqet protoplanetare rreth yjeve, por u shkëputën larg sistemit të tyre mëmë pas ndërveprimit të fortë gravitacional me planetë të tjerë.

Shkencëtarët e NASA-s dhe të Institutit Amerikan të Inteligjencës Jashtëtokësore kanë njoftuar se sipas vlerësimeve të fundit, mund të ketë deri në 300 milion ekzoplanetë potencialisht të rrezikshme për jetën në galaktikën tonë. Prej tyre, katër ndodhen 30 vjet dritë nga Toka, me më të afërtin rreth 20 vjet dritë larg. Ndërkohë, deri më tani është konfirmuar ekzistenca e 4300 ekzoplanetëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco